Një 45 vjeçar i dha fund jetës sot në Tiranë teksa i hodh nga lartësia e një pallati në ndërtim.
“Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi Olsi Ibro 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njoftoi policia e Tiranës.
Nga të dhënat e para mësohet se Olsi Ibro është pronar i Micro Credi Albania, kompani e cila u sekuestrua dje nga prokuroria.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/