Tabaku zbulon hipokrozinë e Autoritetit të konkurrencës: Ata bëjnë marrëveshje për cmimet,...

Tabaku zbulon hipokrozinë e Autoritetit të konkurrencës: Ata bëjnë marrëveshje për cmimet, ju nuk na mbroni. Paguajmë më shtrenjtë për gjithçka

119
0
Shares

Deputetja Jorida Tabaku zbulon hipokrozinë e Autoritetit të konkurrencës i cili raportoi në Kuvend dy ditë mënparë. “Ata bëjnë marrëveshje për cmimet, ju nuk na mbroni. Paguajmë më shtrenjtë për gjithçka. Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë për produkte dhe shërbime të cilësisë së dobët”, tha ndër të tjera Tabaku.

Pas raportimit në Kuvend të Autoritetit të Konkurrencës, deputetja demokrate Tabaku, ka kritikuar sjelljen e këtij institucioni që nuk mbron shqiptarët nga monopolet dhe oligopolet por i promovon ato. Deputetja demokrate njëkohësisht dhe anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, iu drejtua shqiptarëve duke i pyetur se kush është arsye që paguajnë më shumë për celularët, ushqimet dhe siguracionet? Sipas saj e gjithë kjo vjen sepse qeveria nuk bën detyrën e saj dhe se Autoriteti i Konkurencës ka rreshtur së kryeri punën.

Situata në tregjet e kapura dhe në sektorët më të rëndësishëm është kthyer sot në kosto, jo vetëm për tryezat e shqiptarëve, por njëkohësisht dhe për çmimet në sektorët më të rëndësishëm, u shpreh Tabaku në videomesazhin e postuar në rrjetet e saj sociale.

“Konsumatorët shqiptarë janë duke paguar çmime më të larta, po rripen në supermarkete, në sigurime, në telefoninë celulare dhe nuk po e marrin shërbimin.”vijon ajo në fund të videos. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY