“Ndjehem një qytetar i vjedhur, i grabitur, i dhunuar në të drejtat...

“Ndjehem një qytetar i vjedhur, i grabitur, i dhunuar në të drejtat e mia”, sensibilizon filozofi i shquar nga shtëpia në Durrës

246
0
Shares

Filozofi i shquar shqiptar Artan Fuga nuk resht së theksuari se si qytetar i këtij vendi nuk trajtohet me dinjitet nga shërbimet publike.

Prej disa ditësh ai ka bërë publike një vjedhje të dhunshme përmes faturave të energjisë nga OSHEE në Durrës ku edhe ka një banesë.

“Unë nuk e di si jeni ju, qofshi të lumtur!

Unë për vete ndjehem një qytetar i vjedhur, i grabitur, i dhunuar në të drejtat e mia, nga ana e trajtimit si klient dhe jo vetëm, i persekutuar, i përbuzur, i imbecilizuar nga një propagandë që i thotë të zezës e bardhë, i poshtëruar si shqiptar që jeton në trualin e vet !

Duke u ndjerë i dhunuar, vazhdoj të bëj banja deti, të pi birrë a verë, të shëtis, të lexoj, të shkruaj, të shoh kampionatin evropian të futbollit, të zbavitem me miq!

Por, kjo nuk i heq asgjë faktit që grabitem çdo sekondë, vidhem çdo dekikë, dhunohem në të drejtat e mia edhe kur fle!

Jam një shqiptar i përbuzur! Ju qofshi mirë!”, shkruan sot Fuga në rrjete sociale.

Ai është ankuar për vjedhjen nga elektriku i  Durrësit por nuk është dëgjuar. Por nuk resht asnjë cast të bëjë aq sa mundet duke na dhënë cdo ditë nga pak ‘citizens literacy’. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY