Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe 3 të bashkëpandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar. Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste, ndëra nëse i provohet fajësia, me gjykim të shkurtuar i zbret 1/3 e dënimit. Bashkë me Dakon kërkesa për gjykim të shkurtuar u miratua edhe për Fiqiri Farrukun, Fatmir Ejupin e Adrian Bulkun. Ndërkohë për pjesën tjetër, do vijojë procesi me gjykim të zakonshëm.
Vangjush Dako, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim.
Fiqiri Farruku, i akuzuar për “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”.
Fatmir Ejupi, i akuzuar për “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”.
Adrian Bulku, i akuzuar për “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”.
Ferzilet Hajdëri, e akuzuar për “Shpërdorim detyre”.
Adnand Toçila, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim.
Diana Dedja, e akuzuar për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim
Bashkim Salillari, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim
Hanza Reka, e akuzuar për “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim.
Meri Priftuli Semini, është pushuar hetimi.
Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë të reja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/