Lëpirëset me mbeturina metali u tregtuan në Shqipëri. Alarmi nga BE, AKU...

Lëpirëset me mbeturina metali u tregtuan në Shqipëri. Alarmi nga BE, AKU nuk pa gj

102
0
Shares

PD ka denoncuar sot një rast ku AKU dyshohet se fshehu një alarm të BE për risk përmes tregtimit të lëpirësve të kontaminuara.

Anëtari i kryesisë së PD, Grigers Muçollari ka sjellë në vëmendje të publikut një dokument të marrë nga RASFF, sistem i Komisionit Europian që garanton reagimin e shpejtë për produkte të industrisë ushqimore që kanë përmbajtje të substancave të rrezikshme apo janë jashtë standardit të lejuar.

Sipas këtij dokumenti, më 12 janar të këtij viti, ka ardhur lajmërimi nga Komisioni Europian që në vendin tonë ka hyrë një ngarkesë e madhe me lëpirëse për fëmijë, në përmbajtje të të cilave ka copëza metali.

“AKU do të duhej të kishte filtra kontrolli për t’i siguruar qytetarëve produktin që ka lejuar të shitet në treg, por edhe pas njoftimit ne RASFF, nuk ka pasur as komunikim të riskut, as bllokim të produktit në fjalë.

Një nga detyrat e parashikuara në ligj për këtë agjenci qeveritare është komunikimi i riskut, qe do të thotë njoftimi publik në mënyrë sa më efektive, vënia në dijeni e qytetarëve për një produkt dhe rrezikun e konsumimit, kur kategorizohet si i rrezikshëm për shëndetin.

Po të kërkosh, gjen vetëm disa njoftime gjysmake në faqen zyrtare, ndërkohë që në faqet zyrtare ne rrjetet sociale të institucionit gjen pasqyrim të aktivitetit të ministres.

AKU jo vetëm duhet të vinte alarmin, por duhej të bllokonte menjëherë produktin në fjalë duke mbrojtur interesin dhe jetën e qytetarëve.

AKU ka heshtur sepse ia ka zënë gojën dhe kanalet e komunikimit paratë e ryshfeteve që ka marrë”, deklaroi sot Muçollari. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY