Berisha akuzon 2 biznesmenët për ilacet e skaduara dhe pa efekt: I...

Berisha akuzon 2 biznesmenët për ilacet e skaduara dhe pa efekt: I ndihmoi Rama

61
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se mijëra shqiptarë kanë humbur jetën nga ilaçet kallpe! Përgjegjësia direkte është e Edi Ramës ndërsa akuzoi dy biznesmenë për prodhimin dhe tregtimin e tyre.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Shqipëria u invadua nga ilaçe të importuara nga stoqe, po të mos thonë edhe placebo, pa efekte, nga prodhimet e Tom Doshit dhe importet e Vilma Nushit, duke shkaktuar në këtë mënyrë humbjen e jetëve të mijëra e mijëra shqiptarëve.
Duke rrënuar në mënyrë përfundimtare sigurinë e ilaçeve në Shqipërinë, faktikisht sigurinë jetike të mjekimit të të sëmurëve.
Por nuk ka dyshim se sektori i shëndetësisë në raport me shëndetin dhe jetën është edhe sektori më delikat.
Në këtë kuadër, ka edhe mjekë, por edhe infermierë të cilët shkelmojnë parimet e humanizmit dhe ata që shkelin Betimin e Hipokratit, pa dyshim meritojnë të humbasin diplomat dhe të ndëshkohen me ligj.
Por miqtë e mi, në qoftë se në Shqipëri hynë ilaçe kallpe, kjo nuk është përgjegjësi e mjekëve. Kjo nuk është përgjegjësi e infermierëve.
Kjo është përgjegjësi e qeverisë direkt, e ministrit të shëndetësisë dhe Edi Ramës.
Në qoftë se në Shqipëri për vite nuk funksionon aparatura e radioterapisë, brakioterapia jetike për sulmin, dominimin dhe kufizimin e neoplazive të gjirit, ky është një krim kundër njerëzimit, i kryer nga qeveria, i kryer nga drejtoria e spitalit, ministria dhe kryeministria.
Nuk janë mjekët ata të cilët mund të sigurojnë aparatura, është qeveria që ka detyrim absolut të garantojë funksionimin e pandërprerë, të garantojë rifunksionimin e tyre.
Është qeveria e cila është e detyruar të garantojë sigurimin e pandërprerë me ilaçe.
Është krim i shëmtuar të mungojë jodi muaj dhe vite. Të mungojnë ilaçet më themelore të sëmundjeve neoplazike sepse paratë vidhen.
Sepse kontratat firmosen dhe njëlloj si 5D, më keq akoma, ilaçet nuk vijnë, pagesat bëhen, paratë vidhen. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY