Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me...

Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

222
0
Shares

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot 96 vota pro një deklaratë përmes së cilës i kërkon Greqisë heqjen e ligjit të luftës me vendin tonë.

Deklarata është propozuar kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, dhe gjeti mbështetje nga grupet parlamentare.

Idrizi rreshtoi argumentat se pse duhet bërë një deklaratë për heqjen e ligjit të luftës që Greqia mban me Shqipërinë që nga viti 1940.

“Me Italinë çështja u zgjidh në vitin 1947 me Traktatin e Paqes në Paris, ndërsa me Gjermaninë u hoq gjendja e luftës në mënyrë të njëanshme. Po me Shqipërinë? Është i njëjti ligj ku përcaktohen si shtete armike Italia, kolonitë e saj, tokat perandorake dhe Shqipëria. Vetëm pjesa e Shqipërisë ka mbetur pezull. Ligji në fjalë padyshim që është absurd. Ligji i luftës dhe sekuestro mbi pronat e shqiptarëve vazhdon të mbetet në fuqi që nga viti 1940. Kufizimet e të drejtave themelore të individëve janë të qarta. Jemi të vonuar me këtë deklaratë parlamentare sepse jemi këtu pas 84 vitesh. Deklarata është instrument i qëndrimeve politike nga ana e Parlamentit, duke u shprehur për një çështje me interes kombëtar.

Mbajtja e këtij ligji është fyerje për dinjitetin dhe sovranitetin tonë. I takon këtij Parlamenti që të tregojë se Shqipëria është vend paqedashës dhe i pavarur. Kjo deklaratë kërkon zyrtarisht nga Parlamenti i Greqisë heqjen e ligjit të luftës dhe pasojave juridike e pronësore. Ky ligj absurd ngjan me ato minat e fshehura dhe të ndryshkura të Luftës së Dytë Botërore, që nga pakujdesia mund të shpërthejnë çdo moment. Prandaj duhet çaktivizuar”, theksoi kreu i PDIU, Idrizi.

Ligji i luftës mes dy vendeve ka penguar shumë qytetarë shqiptarë të rikthehen në pronat e tyre në Perëndim dhe veriperëndim të Greqisë, dikur prona të shqiptarëve ernikë dhe pjesë e vilajetit shqiptar të Janinës e më vonë, edhe pjesë e Shqipërisë së 1912.

Mijëra çamë u dëbuan nga Çamëria që shtrihet nga Preveza e deri në Konicë përgjatë vitit 1945 përmes një pastrimi etnik të shtetit grek. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY