Petro Gjikuria tregon çfarë bën te Federata, prezantohet në Himarë si kandidat...

Petro Gjikuria tregon çfarë bën te Federata, prezantohet në Himarë si kandidat i opozitës

268
0
Shares

Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, ka shpjeguar sot në lidhje me anëtarësinë dhe kontriburin e tij në Federatën Panhelenike në SHBA.

Ai u prezantua këtë të mërkurë në Himarë si kandidat i opozitës për zgjedhjet e 4 gushtit nga Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së, Tedi Blushi nr.2 i Partisë së Lirisë dhe Ivi Kaso si përfaqësues i Partisë Demokratike.

“Më cilësojnë si ekstremist se jam anëtar i Federatës Panepiriote. Së pari aty jam si përfaqësues i himariotëve dhe jam shumë krenar për të. Së dyti, Federata Panepoiriote ka një rol të rëndësishm dhe ka ofruar donacione në disa zona të Shqipërisë dhe Greqisë. Kemi ndihmuar shkollën publike të Gjirokastrës”, tha kandidati opozitar.

Himara ka zgjedhje me 4 gusht pasi 2 kryetarë të zgjedhur e në detyrë i ka në burg dhe të tretin në detyrë në prag të qelisë. Por Fredi Beleri është edhe eurodeputet përveçse banor i burgut të Fierit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY