BERISHA/ “Turizmi ka rënë jo se vlonjatet janë në gropë dhe janë...

BERISHA/ “Turizmi ka rënë jo se vlonjatet janë në gropë dhe janë pa mend, por se Rama është hajdut”

86
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka argumenziar sot se pse ka rënë turizmi në Shqipëri duke fajësuar fillimisht rritjen e importeve rë produkteve bujqësore që shiten në Shqipëri nga 10 gjer në 250 përqind më shumë se sa në Itali, Greqi, Gjermani, Francë apo vende të tjera.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Kjo është një situatë superemergjente.
Këtë pasuri përrallore, në një barbari të plotë, qeveeia e ka shndërruar në një gjobë të tmerrshme për shqiptarët.
Unë u ndala në disa aspekte.
Po pse ka rë turizmi?
Ata mashtrojnë për turizmin nga mëngjesi gjer në darkë dhe nuk u thonë të vërtetat.
Turizmi ka rënë jo se vlonjatet janë në gropë dhe janë pa mend. Mund të ketë spekulantë, mund të ketë abuzime.
Por e vërteta është se çmimet, ju që blini çdo ditë në supermarkete, në magazinat e fruta-perimeve, duhet ta dini se 80-90 përqind e atyre që blini janë importe.
Dhe duhet ta dini se çmimet e tyre në Shqipëri janë nga 10 gjer në 250 përqind më shumë se sa në Itali, Greqi, Gjermani, Francë apo vende të tjera.
Prandaj nuk janë vlonjatët pa mend, por ti je një kokërr hajduti pa moral që di vetëm të vjedhësh dhe po e shkatërron Shqipërinë.
Sigurisht, po të përzësh masivisht shqitparët nga Shqipëria, nuk mbetet krah pune sepse punën për tre muaj, punën provizore në tërësi nuk e pëlqen.
Dhe për t’i punësuar, duhet t’i japësh një rrogë shumë më të lartë.
Unë nuk them se nuk ka spekulantë, por them se shkaku i rritjes së çmimeve është tek rritja e tmerrshme e çmimeve në tregun shqiptar për shkak të importeve.
Tek rënia katastrofale e prodhimit bujqësor.
Unë e di që në bujqësi hyjnë miliarda nga turizmi, por problemi është sa shkojnë te qytetari i thjeshtë, te ai që nuk ka hotel, te ai që nuk ka motel, te ai që jeton me rrogën e tij dhe blen ushqimet çdo ditë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY