Pyetja nr.2: A është regjistruar nga SPAK Erion Veliaj në regjistrin...

Pyetja nr.2: A është regjistruar nga SPAK Erion Veliaj në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?

129
0
Shares

Anëtari i kryesisë Belind Këlliçi bëri publike sot kërkesën zyrtare drejtuar Prokurorisë së Posaçme dhe kreut të saj Altin Dumani, në lidhje me vjedhjet nga grupi i strukturuar në Bashkinë Tiranë ndërkohë që vetë Erion Veliaj i akuzuar si kreu i këtij grupi shpërndau ‘shootings’ me ish ambasadorin amerikan në pension Arvizu.

Këlliçi tja se kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në cilësinë e kallëzuesit të dosjes së Inceneratorit Tiranë, i ka kërkuar informacion Drejtuesit të SPAK, Altin Dumanit për sa më poshtë:

1. A janë lëshuar masa të reja arresti gjatë muajit korrik 2024?

2. A është regjistruar nga ju Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?

3. A është vlerësuar nga ju studimi i depozituar i IFC pasi ishte argumentimi i përdorur nga Erion Veliaj për fillimin e procedurave për dhënien me konçension të trajtimit të mbetjeve?

4. A keni kryer ju një analizë financiare se si u rritën kostot me 3-fish nga studimi i propozuar i IFC?

5. A keni kërkuar informacion mbi kompanitë që shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë regjistruar në Bullgari, Maltë, Zimbabve, Qipro, etj?

6. A janë vlerësuar nga ju dokumentacioni i dërguar nga PD për Njësinë e Zbatimit të Projektit (NJZP)?

7. A është vlerësuar nga ju Marrëveshja e lidhur midis Bashkisë Tiranë, Inspektoriatit të Mjedisit dhe kompanisë IEBV SPV sh.p.k. për menaxhimin e biznesit të dherave?

8. A po verifikohen nga ju të dhënat që ju kemi vënë në dispozicion për kompanitë të cilat me urdhër të Bashkisë Tiranë nuk paguajnë për depozitimin e dherave?

9. A po kryeni ju një analizë të detajuar sa kompani të pajisura me leje ndërtimi kanë depozituar dherat në landfillin e Sharrës? Sa prej tyre kanë kryer pagesat në vlerë monetare e sa me metër katrorë ndërtimi?

10. A keni marrë masa për sekuestrimin e këtyre aseteve?

“Disa kontrata kleringu ua kemi vënë në dispozicion për subjektin ITS sh.p.k. dhe ende nuk ka asnjë veprim për të parandaluar tjetërsimin e tyre”, tha Këlliçi duke theksuar amnistinimin nga SPAK të grupit të bashkisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY