Gjysmë vëllai i Presidentit të SHBA Barack Obama, Malik ka deklaruar se tashmë është një republikan dhe në zgjedhjet e ardhshme për President do të votojë për Donald Trump.
Në një intervistë për NY Post nga Kenia, ai tha se i pëlqente Trump, “pasi ai flet nga zmera”. “Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe” është një slogan i madh, u shpreh ai, duke nënvizuar se donte që të përmbushej ky mision.
“Tashmë ndihem Republikan” është shprehur gjysmë vëllli i Obamës.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Trump, i cili në një postim në Twitter konfirmoi atë që tha Malik, por në të njëjtën kohë u shpreh edhe i hapitur.
“Uou, vëllai i Presidentit Obama, Malik njoftoi se do të votojë për mua. Ndoshta u trajtua keq nga Presidenti, si gjithë të tjerët”, është shprehur Trump në Twitter.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/