Ndahet nga jeta babai i Procedurës Penale moderne në Shqipëri

Ndahet nga jeta babai i Procedurës Penale moderne në Shqipëri

70
0
Shares

Ndërron jetë babai i Procedurës Penale moderne në Shqipëri.

Halim Islami, profesor, autor i disa teksteve universitare dhe dhe shkencore, mentor i dhjetra brezave të juristëve nuk jeton më që nga 15 korriku 2024 duke lënë pas një pasuri intelektuale dhe një dhimbje njerëzore.

“Përpos sa më sipër, ai ishte një bashkëshort, baba dhe një mik i vyer për shumë jurist”, shkruan Drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi në homazhin e shkruar me këtë rast.

Profesor Islami ka ditur që në secilin prej roleve që e ka vendosur jeta dhe karriera e tij, të spikasë e të demostrojë aftësitë më të mira humane dhe intelektuale.

Profesor Islami është një prej themeluesve të Shkollës së Magjistraturës, një prej pedagogëve të parë të saj që i dha jetë formimit të brezave të tërë magjistratësh, një prej të parëve të angazhuar drejtpërsëdrejti në reformimin terësor të sistemit Gjyqësor Shqiptar aq i nevojshëm në nisjen e viteve 90’.

Sipas Zotit Rakipi, profesor Islami, ka kontribuar jo thjesht sepse ishte në punë, por plot pasion, përkushtim të palëkundur e përgjegjësi qytetare duke e shnëdrruar veprimtarinë e tij në mision kombëtar e patriotik.

Arritjet profesionale të Prof. Islamit ishin të mëdha dhe mbresëlënëse. Ai ishte një pionier i reformimit, një vizionar për sa kish marrë përsipër të kryente, udhëheqës i fortë drejt synimit të përcaktuar. Nëpërmjet këtij personaliteti arriti të kapërcejë sfidat dhe realizojë objektivat thelbësore që koha shtroi perpara.

Por Halim Islami ishte më shumë se profesionist. Ai ishte dhe u perfeksionua si një mentor me takt dhe efikasistet të thellë, me mirësi të vërtetë, me mençuri të thellë. Dera e tij ishte gjithmonë e hapur për të dëgjuar, për të kuptuar, për të ndihmuar dhjetra e dhjetra studentë e kolegë të cilët sot, me siguri kujtojnë me mirënjohje çfarë prof Islami ka dhënë në formimin e tyre. Të gjithë brezat e kolegët i njohin atij aftësinë për të dëgjuar, për të vlerësuar, për t’i vleresuar si të barabartë e te rëndësishëm.

Më tej Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Zoti Rakipi shkruan: “Ai ishte bashkeshorti dhe babai për t’u ndjekur. Të gjithë ata që e njohën nga afër kuptuan lidhjen e fortë shpirtërore që ai njeri ishte kujdesur me përkushtim të mbillte e rriste të shëndetshme, lidhjen me familjen e tij. Ajo përbënte burimin e qetësisë që siguronte sjellja e tij, harmonia emocionale e familjes së tij i jepte më tej angazhim, më tepër siguri, më tepër prodhim intelektual në shërbimin e madh publik që kryente”.

Pavarësisht largimit fizik, trashëgimia që Prof. Islami ka lënë pas, do të vazhdojë të ndikojë në lëmin e jurisprudencës.

“Pusho në paqe, i dashur Halim. Do të kujtohesh gjithmonë, do të na mungojë gjithmonë dhe, do të jesh i çmuar përgjithmonë. Shpirti juaj, mençuria juaj dhe dashuria juaj do të shkëlqejnë përgjithmonë”, përfundon fjalën e tij Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, z.Arben Rakipi. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY