Fatmir Mediu, 113 pyetje për ekspertët në gjyqin e Gërdecit

Fatmir Mediu, 113 pyetje për ekspertët në gjyqin e Gërdecit

112
0
Shares

Ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu i ka paraqitur 113 pyetje në total pesë ekspetëve që kanë përcaktuar dëmin ekonomik për procesin e demontimit të bërë nga Ministria e Mbrojtjes.

Pyetjet janë paraqitur pjesë-pjesë në sekretarinë e GJKKO dhe madje ditën e sotme ka patur edhe pyetje të tjera. 

Në seancën e kësaj të mërkurë, mungoi njëri prej ekspertëve, për këtë arsye gjykata vendosi të shtyjë seancën. 

Shkak u bë mungesa e ekspertit Ymer Stafa, i cili kishte njoftuar gjykatën përmes një shkrese, se e kishte të pamundur të paraqitej në seancën e kësaj të mërkure, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Lidhur me këtë pretendim, prokurori Klodian Braho u shpreh se nuk ka një raport mjekësor për ekspertin që mungon dhe se gjendja e tii shëndetësore nuk e pengon që të jetë në seancë. 

“Eksperti të thirret në gjykatë dhe të japë mendimin e tij. Ekspertët të marrin edhe pyetjet e reja dhe të formulojnë një dokument të vetëm. Të kemi edhe ne një kopje të pyetjeve që të jemi të përgatitur në seancë. Ekpertët të marrin kohën e nevojshme”, u shpreh prokurori Braho.

Avokati Henrik Ligori i cili mbron në këtë proces Mediun, tha se është e domosdoshme prania e ekspertit të pestë, pasi duhet të jenë të gjithë për të dhënë përgjigjet e tyre.

Në kushtet kur mungonte Ymer Stafa, gjyqtarja Irena Gjoka shtyu seanca me dy javë të tjera, duke i lënë në këtë menyrë afat ekspertëve të paraqesin një akt të vetëm me shkrim me pergjigjet e pyetjeve të bëra nga avokatët e ish ministrit të mbrojtjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY