BERISHA/ Si funksionon propoganda për të fshehur qeverinë përmes ekspozimit të ‘fajeve’...

BERISHA/ Si funksionon propoganda për të fshehur qeverinë përmes ekspozimit të ‘fajeve’ të opozitës

67
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha përshkroi me një shembull mënyrën se si propoganda fsheh vjedhjen e qeverisë dhe ekspozon ‘fajet’ e opozitës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Regjimi nuk lejoi financimin me asnjë qindarkë të 61 kandidatëve të opozitës kundrejt milionave për Basho-opozitën

Kujtoni pak për një moment të dashur miq datat 15,16, 17 maj. Zgjedhjet, të cilat zhvilloheshin në kushtet e pabarazisë më absolute.
Zhvilloheshin në kushtet kur Edi Rama me gjykatësit e tij i kishte marrë logon partisë më të madhe opozitare.
Nuk lejonte emrin e kryetarit të saj në fletën e votimit.
Nuk lejoi financimin me asnjë qindarkë të 61 kandidatëve të opozitës kundrejt miliona e miliona të kandidatëve të partisë së krimit dhe 12 kandidatëve të Basho-opozitës.
Kujtoni pak zgjedhjet në të cilat vrasësit serialë Bajrëve, Ndokëve, Rrajave, Avdylëve, Bamëve etj, etj kërcënonin me hanxharët e tyre votuesit dhe demokratët.
Kujtoni pak patronazhistët, aktivistët, policinë politike terroriste elektorale të Edi Ramës.
Kujtoni pak rrethimin e qendrave të votimit prej tyre dhe transferimin e qendrave të 1.2 milionë zgjedhësve për t’i lënë pa votuar.
Të gjitha këto, së bashku me 683 mijë zarfa të pensionistëve dhe qindra milionë euro të shpërndara.
Miqtë e mi, ua kujtova këto jo se nuk i dini, por pavarësisht nga këto, propaganda e shpifur e Edi Ramës u vërsul kundër opozitës se humbi zgjedhjet dhe jo kundër kriminelit elektoral.
A e shihni pra se cila është koha në të cilën fajtori shpallet fitimtar, kurse viktima shpallet fajtor?
A e shihni pra se çfarë efekti toksik ka propaganda e drejtuar nga qeveria? r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY