Në cilësinë e kallëzuesit të skandaleve të 5D dhe inceneratorëve në Bashkinë Tiranë, i’u drejtova sot zyrtarisht Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, deklaroi sot anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi.
Pyetjet:
1- A janë vlerësuar nga ju konstatimet dhe vlerësimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit? (vlerësime të cilat ditët në vijim do ti bëjmë publike për të gjithë qytetarët)
2- A është identifikuar Titullari i Autoritetit Kontraktor?
3- Sa procedura tenderuese të përfituara nga subjekti 5D Konstruksion janë vlerësuar në shkelje të ligjit?
4- A janë pjesë e hetimit lejet e ndërtimit të përfituara nga ky subjekt me firmën e Kryebashkiakut Erion Veliaj?
5- A është regjistruar nga ju Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?
6- A janë evidentuar nga ju cilat janë 4 kompanitë e ndërtimit në pronësi të këtyre shtetasve (e dhënë e dalë nga akt-ekspertimi i telefonit të punonjëses Jona Bejko)?
7- A janë kryer veprimet hetimore të kërkuara në kallëzim për dokumentacionin pronësor të tokave mbi të cilat janë miratuar lejet e ndërtimit për subjektin 5D Konstruksion?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/