Ish oficeri i policisë, Erzen Breçani lirohet nga qelia, ndryshon masa e...

Ish oficeri i policisë, Erzen Breçani lirohet nga qelia, ndryshon masa e sigurisë

797
0
Shares

Ish n/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani është liruar nga qelia duke u kthyer në shtëpi.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, vendosi zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest me birg” me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Gjykata urdhëroi  lirimin e Breçanit nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.

“Urdhërohet personi nën hetim E.B., që të mos largohet nga banesa e tij e cila ndodhet në adresën ***, si dhe që të mos komunikojë me persona të tjerë, me përjashtim të atyre të cilët jetojnë në të njëjtën banesë.

– Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe shërbimet e policisë gjyqësore përkatëse për zbatimin e këtij vendimi”, theksohet në vendimin e gjykatës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY