Propozimi i opozitës për ditët e vapës së madhe: 6 masa, edhe...

Propozimi i opozitës për ditët e vapës së madhe: 6 masa, edhe punë nga shtëpia. Çafrë ndodhi në 2007

63
0
Shares

Dy deputete të PD, Albana Vokshi dhe Dhurata Çuçi publikuan sot 6 propozimet e PD për paketën e masave për përballimin e ditëve të nxehta (propozim për VKM). 6 propozimet u paraqitën nga Albana Vokshi;

1. Shkurtim i përgjithshëm i orarit të punës (sektor publik dhe privat), maksimumi deri ne 13.00. Këtu të përjashtohen sektorë si shëndetësia, policia, ushtria, zjarrfikësit dhe çdo strukture me karakter emergjence.

2. Të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna të punojnë me orar të shkurtuar nga shtëpia;

3. Për sektorët që punojnë në ambient të hapur, siç është ndërtimi psh…të konsiderohet orar i shkurtuar ose edhe pezullimi i plotë i punës gjatë ditëve të nxehta të kësaj jave (rasti i Kosovës).

4. Mbyllja e plotë e çerdheve dhe kopshteve publike dhe private. Njëri prej prindërve të kujdeset për fëmijët kundrejt kompensimit të pagës (mban fëmijët në shtëpi).

5. Për pensionistët që jetojnë vetëm apo për personat PAK: posta shqiptare të marrë masat me dërgimin e pensionit apo të pagesës së PAK në shtëpi (pa kosto shtesë financiare).

6. Ngritja urgjente e grupeve ndër-institucionale në nivel bashkie, të përgjigjes së menjëhershme për personat PAK, pensionistet dhe kategori të tjera në nevojë për cdo nevojë që mund të kenë për të blerë ilaçe, pazar ushqimor, asistencë në banesë duke vendosur edhe një numër kontakti falas, etj).

Ndërkaq deputetja Dhurata Çupi propozoi që kostot financiare të shkurtimit të orarit të punës në sektorin privat, apo të prindit që do të kujdeset për fëmijët në shtëpi të përballohen nga fondi rezervë i Kryeministrisë;

Kursimi i energjisë parashikohet të jetë miliona euro (imagjino vetëm zyrat e shtetit).

Kursim financiar dhe kohor do ketë edhe sektori shëndetësor.

“Precedenti është viti 2007 (por atëherë ishte si pasoje e krizës energjetike, dhe u mor masa për kursim energjie gjate verës), u shkurtua për disa jave ne vere (korrik gusht), orari zyrtar i punës (u be 08.00-13.00)”, shpjegoi Çupi.  a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY