Kur të shpëton vetëm Zoti. Pikëpyetje mbi sigurinë e Trump, debat në...

Kur të shpëton vetëm Zoti. Pikëpyetje mbi sigurinë e Trump, debat në Amerikë

215
0
Shares

Edhe në SHBA, edhe ish President, edhe kandidat për President, edhe milioner, por ndonjëherë të shpëton veç Zoti. Ky ishte morali që vjen nga atentati më i rëndë por ndërkaq edhe nga ajo që vetë Fonald Trump tha disa orë pasi i bëri krejt rastësisht vdekjes së sigurtë nga një plumb në kokë.

“Ishte vetëm Zoti që parandaloi të paimagjinueshmen të ndodhte. Ne nuk do të kemi frikë, por përkundrazi, do të mbetemi të fortë në besimin tonë dhe sfidues përballë ligësisë. Dashuria jonë shkon për viktimat dhe familjet e tyre. Lutemi për shërimin e të plagosurve. Në këto momente është më e rëndësishme se kurrë më parë për të qëndruar të bashkuar, të tregojmë fytyrën e vërtetë të amerikanëve. Të qëndrojmë të bashkuar dhe të mos lejojmë djallin të fitojë”, shkruan në një mesazhet e tij pas atentatit Donald Trump.

Por fakti se të shpëton vetëm zoti edhe pse ka një armatë të tërë mbrojtësish njerëzorë ka hapur debat në SHBA lidhur me protokollin e sigurisë dhe agjentët e përfshirë për garantimin e perimetrit.

Elon Musk, një miliarder i famshëm ndërkaq mbështetës i Trump kërkoi shkarkimin e oficerëve të sigurisë, ndërsa republikanë të tjerë ngrenë dyshime për seriozitetin e ekipit të sigurisë.

Komisioni i Mbikëqyrjes, një organ hetimor në Kongresin Amerikan, ka thirrur drejtorin e Shërbimeve Sekrete Amerikane, Kimberly Cheatle, për të dëshmuar më 22 korrik.

“Në fakt, ne shtuam burimet mbrojtëse dhe teknologjinë si pjesë e udhëtimeve për fushatën”, theksoi zëdhënësi.

Një pjesëmarrës në miting tha për mediat amerikane se pa autorin me armë në një ndërtesë aty pranë dhe njoftoi efektivët.

Sulmuesi, i armatosur me një pushkë gjysmë automatike, iu shmang kontrolleve deri sa arriti në çatinë e një ndërtese vetëm 150 metra larg skenës së mitingut, pa u penguar nga askush.

20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, u qëllua për vdekje nga Shërbimi Sekret.

Për Crooks nuk dihet shumë përveçse ishte fitues i Olimpiadës së Matematikës dhe i regjistruar si votues republikan. Ai banonte në Bethel Park, Pensilvani.

Nuk dihet shumë për jetën e tij por Crooks gjithashtu dukej se kishte veshur veshje duke promovuar një nga kanalet më të njohura të YouTube kushtuar armëve të zjarrit gjatë sulmit. r.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY