Prokuroria e Tiranës heq dorë nga dosja e ‘Onkologjikut’, tani drejt SPAK

Prokuroria e Tiranës heq dorë nga dosja e ‘Onkologjikut’, tani drejt SPAK

124
0
Shares

Prokuroria e Tiranës hoqi dorë nga cështja që lidhet me onkologjikun duke ia kaluar atë SPAK.

Hetimi i nisur për skandalin e Onkologjikut ka shkuar në duart e SPAK-ut.

Prokuroria e Tiranës dyshon se të akuzuarit kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, prandaj vendosi të shpallë moskompetencë dhe të kalojë aktet hetimore në SPAK.

Përveç “grupit të strukturuar kriminal”, mjekët do të hetohen edhe për korrupsion. Me kalimin e dosjes në SPAK, brenda 10 ditësh, të dyshuarit do të paraqiten në Gjykatën e Posaçme për rivlerësim të masave të sigurisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY