Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

QËLLOHET ME ARMË DONALD TRUMP, DETAJET

14/07/2024
QËLLOHET ME ARMË DONALD TRUMP, DETAJET
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kandidati për presidenti Donald Trump u qëllua me armë të shtunën në mbrëmje gjatë tubimit të tij në Butler, Pensilvani. FBI thotë se ishte një atentat.

Trump u qëllua nga një plumb i vetëm në pjesën e sipërme të veshit të djathtë, ndërsa forcat e sigurisë e mbuluan atë dhe e tërhoqën nga mitingu.

Nga të shtënat e atentatorit mbeti i vdekur një pjesëmarrës në miting dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Oficerët e FBI qëlluan për vdekje autorin e atentatit.

Fill më pas Trump transmetoi në rrjetet sociale se ai u qëllua dhe u godit nga një plumb në “pjesën e sipërme të veshit tim të djathtë”. Shërbimi Sekret tha se ish-presidenti është i sigurt pasi u nxor nga skena me gjak në fytyrë.

FBI e ka identifikuar personin e armatosur si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani. Autoritetet thonë se ai qëlloi disa herë nga çatia e një ndërtese jashtë vendit të tubimit, përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret.


Dëshmitarët okularë përshkruan një skenë “të përgjakshme” dhe kaotike. “Ishte kaos dhe çmenduri,” tha një pjesëmarrës në tubim.

Presidenti Joe Biden foli me Trump pas të shtënave. Biden denoncoi dhunën në komentet e së shtunës mbrëma dhe tha në një deklaratë më herët se ai është ishte i kënaqur që Trump është i sigurt dhe ia doli atentatit.

Biden, i cili po planifikonte të qëndronte në Delaware për fundjavën, u kthye në Shtëpinë e Bardhë më herët se sa ishte planifikuar, në mënyrë që të mund të vazhdonte të merrte informacione nga forcat e zbatimit të ligjit. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.