Berisha: SPAK, nga 72 mandate arresti janë burgosur 6 persona

Berisha: SPAK, nga 72 mandate arresti janë burgosur 6 persona

130
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se SPAK nga 72 mandate arresti të Dumanit janë burgosur vetëm 6 persona pasi të tjerët janë larguar nga vendi për shkak të dekonspirimit të mandateve.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Altin Dumani ky mercenar, në një hark kohor tremujor, si kurrë ndonjëherë në historinë e një shteti, ka firmosur 72 mandate arresti dhe ka burgosur gjithsej 6 persona, 4 në radhën e parë, 2 më vonë, 6 gjithsej nga 72 mandate arresti.
Sepse ky pazarexhi i pafytyrë, bashkë me ekipin e tij, bën pazare me mandatet për gjoba, zbaton urdhrat e Edi Ramës.
A mund të imagjinoni ju zotërinj, a mund të ndodhë në ndonjë vend, iu pyes ju o lakej të Edi Ramës që këndoni nëpër studio dhe artikuj këngën e Zamanit, çfarë fytyre keni t’u thoni shqiptarëve, nga 72 mandate janë vetëm 6 të arrestuar.
Ndërkohë të tjera grisen, fshihen, largohen, të tjerë paguajnë dhe ju vazhdoni të mashtroni shqiptarët se jeni të marrë peng nga Dumani.
Se keni lidhje me botën e krimit.
Po edhe nëse nuk jeni të lidhur me bandat, jeni të lidhur me Edi Ramën.
Mjeranë, hipokritë, hiqeni si opozitarë.
Turpi ju mbuloftë, ju dhe Zamanin tuaj.
Atyre, të cilët duan t’u servirin Skapin si sukses, u them në qoftë se e bëni nga naiviteti, referohuni të dhënave sepse ky vend para Skapit ka pasur një prokurori të krimeve të rënda, e cila kurrë nuk bëri pazare me Edi Ramën, Sali Berishën dhe asnjë njeri.
E cila u dha dënim përjetë kapobandave shqiptare kudo që ishin, që i liroi më vonë Edi Rama. I liroi Skapi i partisë disa prej tyre.
Pra, zotërinj, hapni arkivat r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY