Rrahën policët në Lungomare, u bllokohet biznesi dhe përfundojnë në pranga

Rrahën policët në Lungomare, u bllokohet biznesi dhe përfundojnë në pranga

1120
0
Shares

2 pronatë të një biznesi në Vlorë për dhënien me qera të mjeteve elektrike u vunë në pranga këtë mëngjes.

Të dy qëlluan policë të rrugores së Vlorës një ditë më parë ndërkohë që kishin ndërhyrë për një paligjshmëri.

Ngjarja ndodhi në Lungomare, ku punonjësit e qarkullimit rrugor të planizuar në këtë aks, gjatë kontrolleve të ushtruara për përdorimin e kaskave tek motorët elektrikë dhe monopatinat, kanë konstatuar shtetasin D. J., në kundravajtje, të cilin e kanë ndaluar. Gjatë komunikimit të kundravajtjes dhe masës administrative, janë afruar dy pronarët e subjektit ku shtetasi D. J. kishte marrë motorin elektrik me qera, konkretisht shtetasit R. P. dhe K. P., të cilët së bashku me shtetas të tjerë kanë debatuar verbalisht me punonjësit duke i kundërshtuar e më pas i kanë goditur me grushta. Si pasojë e konfliktit, dy punonjës policie aktualisht ndodhen në spitalin e Vlorës, pasi kanë pësuar fraktura, jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të veprimeve proceduriale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, oficeri i Prokurorisë ka bërë ndalimin e dy shtetasve R. P., 29 vjeç dhe K. P., 23 vjeç, (vëllezër), të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës.

2 shtetasit e arrestuar, pronarë të subjektit për dhënien me qera të mjeteve elektrike, gjithashtu kanë rezultuar se e ushtronin këtë aktivitet pa licensë, duke zaptuar hapësirën publike.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt”, njofton policia e Vlorës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY