Do betohet në Strasburg por nuk mund të betohej në Himarë, shtet...

Do betohet në Strasburg por nuk mund të betohej në Himarë, shtet ‘luledielli’

436
0
Shares

Fredi Beleri, kryetari i shkarkuar i Bashkisë Himarë, por eurodepitet i Greqisë besohet se ka marrë lejen e burgut të Fierit për tu betuar në Bruksel si anëtar i Parlamentit Evropian.

Ai ka kërkuar leje për të marrë pjesë në sesionin e Parlamentit Evropian që po zhvillohet në Strasburg, Franë, konkretisht në datat 15-20 korrik.

Beleri i dënuar me 2 vket birg për korrupsion zgkedhor shprehet në kërkesën e tij se i kanë mbetur dhe 3 muaj e 14 ditë nga masa e dënimit dhe se gjatë kohës së qëndrimit të burgun e Fierit, ka zbatuar rregulloren e brendshme të institucionit dhe se ka marrë pjesë në programet rehabilituese.

“Bazuar në nenin 72 te ligit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të denuarve
me burgim dhe të paraburgosurve”, kërkuesi plotëson kushtet për të përfituar leje shpërblyese deri në 20 ditë në vit, të drejtë të cilën nuk e ka ushtruar asnjëherẽ. Kërkuesi ju drejtohet me kërkesë për dhënien e lejes shpërblyese, me kohëzgjatje deri në 7 ditë, me qellim që te kryeje angazhimet e detyrueshme të tij në cilesine e anëtarit të Parlamentit europian, të marrjes pjesë në asamblenë e Parlamentit Europian në Strasbourg Francë nga datat 15-20 korrik, me qëllim realizimin e të drejtave të tij politike, të cilat rrjedhin nga përkatësia e kërkuesit në një pakicë etnike, bazuar në nenin 20/1 të Kushtetutës, si dhe dispozitave te Traktatit Per Funksionimin e Bashkimit Europian dhe nenit 9 të Protokollit nr. 7 të këtij trakatati”, theksohet në letrën e Belerit.

Kërkesa ndodhet në zyrën e drejtorit të burgut në Fier, Ervin Bushi.

Beleri ka marrë 237 mijë vota, eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen, ndërsa po i katërti rezulton edhe në listën e 7 deputetëve të dalë nga lista e partisë Demokracia e Re.

Si çdo eurodeputet tjetër, nga data 16 korrik deri në 19 korrik, Beleri duhet të jetë fizikisht në Bruksel për të kryer betimin.

Leja nuk është bërë ende zyrtare por ajo do të jepet. Beleri në shkelje të të drejtave politike nuk u lejua të betohej në Himarë por po lejohet në Strasburg. Kjo shkërmoq sistwmin e të drejtës në Shqipëri, një sistem që lëviz sipas shijes së pushtetit dhe kryeministrit.

Beleri bën mirë të mos kthehet më në qelinë e Fierit. Të marrë azil politik në Greqi ndërsa në Bruksel të vijojë procedurat e denoncimit të sistemit autokratik të Tiranës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY