Gjykata e Lartë rrëzon sërish eurodeputetin e Greqisë, Fredi Beleri

Gjykata e Lartë rrëzon sërish eurodeputetin e Greqisë, Fredi Beleri

441
0
Shares

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fredi Belerit i cili kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit që e dënoi atë me 2 vite burg. 

 

Beleri kërkoi që ekzekutimi i vendimit të pezullohej derisa për të të shprehej Gjykata e Lartë. 

 

Treshja gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi vendosi mospranim të kësaj kërkese.

 

“Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Dhionisios Alfred Beleri, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 14 datë 05.03.2024 të Gjykatës së Posame të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lëne në fuqi me vendimin nr.26, datë 25.06.2024 te Gjykatës së Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Fredi Beleri u dënua në 5 mars të këtij viti me dy vite burg nga gjykata e shkallës së parë, vendim i cili u la në fuqi në 25 qershor edhe nga Apeli i Posaccëm. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY