Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin antidrogë në Tiranë.
“Gjatë operacionit u arrestuan 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, konkretisht:
Kevi Hida, Durim Kurti, Orterio Vila, Hamza Firi,, Florjan Gjuta, Vasjan Xhaferllari, Armando Xheladini, Osman Idrizi, Ledio Koçi, Mariglen Kushe, Kevin Hoxha, Rezart Maqellara, Matias Selmani, Ramazan Shima, Denis Guci, Rudina Dajlani (Sopoti), Elvira Bushaj, Ardi Shehu, Brisea Kallushi(arrestuar më parë gjatë zhvillimit të hetimeve).
Midis personave për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur masë sigurie, është dhe shtetasi A. Xh., alias A. T., alias J. C., 52 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në muajin maj të këtij viti, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për një ngjarje të ndodhur në shtetin grek.
Giithashtu po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e 5 shtetasve të tjerë.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
1.2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë;
qindra doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kanabis;
12 celularë;
5 automjete;
shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe valuta të tjera, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike”, njoftoi Vocaj.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës.
Vocaj ka falenderuar edhe prokurorinë e Tiranës.
”Në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjej rastin të falenderojmë prokurorët z. Drini Pali dhe z. Adriano Dyrmishi, si dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, z. Arens Cela, për drejtimin, koordinimin dhe mbështetjen për finalizimin me sukses të dy procedimeve të fazës së dytë të megaoperacionit “Tempulli 3”, tha Vocaj. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/