“Bandat e Bashkisë Durrës pa vendim prishjeje dhe pa pritur ankimimin në gjykatë të qytetarit i kanë prishur pronën dhe biznesin një familje në fshatin Romanat”, deklaroi sot anëtari i kryesisë së PD, Klevis Balliu.
Balliu shpjegoi rastin.
”Me pretekstin e hapjes së një rruge të re, ata kanë shembur murin rrethues të shkollës ‘Shefqet Ndroqi’ pa leje nga Ministria e Arsimit, duke ndërhyrë gjithashtu në pronë dhe biznesin e Vladimir Kapllanit, një aktivist i Partisë Demokratike. Synimi është i qartë: hakmarrje për një aktivist të opozitës dhe shpërblim të patronazhistëve të Rilindjes
Në krye të fushatës shpronësuese janë vënë i deleguari i PS, Flamur Gjuzi, ish-drejtor i Legalizimeve, me precedentë penalë, dhe i denoncuar nga Partia Demokratike gjatë fushatës së fundit elektorale.
Bashkë me të edhe Drejtori i IMT për Bashkinë Durrës, Dorijan Mema, i kapur mbi 20 raste në shkelje nga Kontrolli i Larte i Shtetit, organ që ka marrë vendim për shkarkim nga detyra, por nuk është marrë parasysh nga Bashkia.
Në stilin e përhershëm të pabesisë bandat e Rilindjes e kanë prishur biznesin më datë 3 dhe e kanë sjellë vendimin e prishjes më datë 5, dy ditë më vonë në mënyrë që qytetari të mos kishte mundësi ankimimi.
Biznesi i z. Kapllani është një investim 30 vjeçar dhe mban me bukë 10 familje të fshatit Romanat”, tha Balliu. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/