Një i ri 24 vjeç, Ardian Pepkolaj, humbi jetën sot nga plagët e marra kur u qëllua me thikë në lokal në Tropojë.
Bashkë me të janë të edhe 2 të plagosur që gjenden në spital. Përplasja tragjike ndodhi në fshatin Rrajë të Fierzës në Tropojë.
Të plagosur janë vëllai i Ardianit, Valentin Pepkolaj, dhe Shkëlzen Kukaj, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas.
“U arrestuan shtetasit: Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta“, njofton policia e Tropojës.
Në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjëgjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve. 2 të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/