Protestë e madhe nga opozita në Tiranë, nga zyra e Ramës te...

Protestë e madhe nga opozita në Tiranë, nga zyra e Ramës te ajo e Veliajt, zjarr simbolik mbi dyer e dritare

109
0
Shares

Mijëra qytetarë morën pjesë këtë mbrëmje në një protestë të madhe kombëtare kundër qeverisë, krijimin e një qeverie teknike dhe lirimin e kreut të PD, Sali Berisha nga arresti shtëpiak.

Në fjalën e tij kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një lidhje nga shtëpia me protestën tha se Edi Rama e do Shqipërinë pa shqiptarë. ‘Edi Rama ky antishqiptar, e do Shqipërinë pa shqiptarë! Ai tejkaloi edhe parashikimet e Çubrilloviçit. Sot në Shqipëri, si në Rusinë e Putinit, ndiqen dhe persekutohen nga prokurorët politikë, drejtuesit e forcave kryesore opozitare’, u shpreh Berisha gjatë protestës përpara Kryeministrisë.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha theksoi se ‘me damkën më të zezë, sot Shqipëria është vendi i vetëm në Europë, me liderin e opozitës të arrestuar politik pa asnjë fakt, provë apo dokument’. ‘Nëse çmimi për të mbrojtur shqiptarët qenka një ‘non-grata’ dhe një arrest pa prova, do ta bëja prapë edhe 1000 herë të tjera’, u shpreh Berisha.

Në vijim Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen me Partinë Demokratike për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. ‘Bashkohuni me ne për të lidhur besën për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Ne do të fitojmë! Edi Rama e ka mbyllur ciklin e tij. Vetëm një i çmendur mund ta imagjinojë se ai do qeverisë 4 vite të tjera’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën kombëtare të opozitës.

Më pas protestuesit u zhvendosën nga sheshi para kryeministrisë, tek portat e Bashkisë së Tiranës. Edhe aty u hodhën molotovë në drejtim të godinës dhe pati përplasje me policinë.

Në drejtim të godinës, në katin e dytë, janë hedhur një sërë shishesh me lëndë djegëse duke i vënë flakën dritares.

Protesta u përmbyll në selinë e PD-së. r.p

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY