Sherr dramatik në Tropojë, 3 në spital nga goditjet me thikë

Sherr dramatik në Tropojë, 3 në spital nga goditjet me thikë

293
0
Shares

3  persona u qëlluan me thikë këtë pasdite në Tropojë nga një person tjetër. Ngjarja ndodhi në Rajë, një fshat në afërsi të Fierzës.

“Rreth orës 17:05 , në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë, dyshohet se shtetasi S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Tropojë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta dhe të mprehtë shtetasit Sh. K., A. P., dhe V. P., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia e Tropojës.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY