Shtyhet seanca për Berishën në GJKKO. Gjokutaj tregon tendencën e SPAK për...

Shtyhet seanca për Berishën në GJKKO. Gjokutaj tregon tendencën e SPAK për të shtyrë procesin

179
0
Shares

Seanca në Gjykatën e Posaçme për kreun e PD, Sali Berisha u shty sot për shkak se gjykata kërkoi që fashikujt të shiteshin si fotokopje tek avokatët e çështjes. Seanca sot ishte për informacion dymujor,

Gjykata vendosi për seancën e rradhës në datën 19 korrik.

Avokati Genc Gjokutaj, tha se po vazhdon zvarritja e procesit. Sipas tij, çështja e pagesës për aktet është qesharake, pasi për këtë gjë vendoset në fund të procesit.

“U çel seanca! Ne në dispozicion kishim informacionin dy mujor të hetimeve të SPAK, për të cilën jemi shprehur, pasi ne e kemi parë, Ky informacion mbështetet mbi një bazë dokumentare që ne nuk e disponojmë. Kolegu ka ardhur në Gjykatë dhe i kanë vendosur kusht që aktet të merren kundrejt pagesës. Ky nuk është problem dëshire për të mos paguar, por është problem standardit sepse sipas ligjit, shpenzimet gjyqësore në fund të gjykimit, kanë edhe praktikën e Beqajt që i kanë dhënë aktet. Ne i kemi të domosdoshme dhe nuk mund të na mohohen. Pse ka gabuar gjykata? Rruga e zvarritjes, bën atë që thotë SPAK, duan ta mbajnë këtë çështje,” tha Gjokutaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY