EMRI/ Vrau në Greqi para 14 vitesh, arrestohet në Tepelenë. Detajet e...

EMRI/ Vrau në Greqi para 14 vitesh, arrestohet në Tepelenë. Detajet e ngjarjes së rëndë

169
0
Shares

Vrau në Greqi 14 vjet më parë, Dritan Hoxha, zbulohet në Tepelenë dhe arrestohet për një ngjarje të ndodhur në shtetin grek më datë 17.05.2010, ku është vrarë shtetasi shqiptar A.V.

“Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 17.05.2010, në zonën e Larisës, Greqi, shtetasi Dritan Hoxha, në bashkëpunim me shtetasin shqiptar B. B. (arrestuar në shtetin grek), kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit shqiptar A. V., i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë. Pas kryerjes së këtyre veprimeve, dy të dyshuarit, e kanë futur trupin e viktimës në mjetin e tij dhe e kanë lëvizur atë në një vend tjetër, të pabanuar, ku është gjetur nga autoritetet policore greke, ditën e nesërme, më datë 18.05.2010”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Në vitin 2017, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, është përcjellë në Prokurorinë e Përgjithshme, kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit në Larisa, Greqi, si dhe dokumentacioni përkatës për ushtrimin e ndjekjes penale në Republikën e Shqipërisë në ngarkim të shtetasit Dritan Hoxha, i shpallur në kërkim nga autoritetet greke, në lidhje me këtë ngjarje.

Më datë 10.07.2024, shërbimet policore të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në fazën operacionale, në bashkëpunim dhe me shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe DVP Gjirokastër, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dritan Hoxha, në lagjen “Hoxhaj”, Levan, Tepelenë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY