REAGIMI I DEPUTETES/ 30 milionë euro tendera pa garë, ligji i Prokurimeve,...

REAGIMI I DEPUTETES/ 30 milionë euro tendera pa garë, ligji i Prokurimeve, ligj me porosi

166
0
Shares

Në një videomesazh të postuar në rrjetet e saj sociale, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar sot Ligjin e Prokurimeve Publike që është shkruar në kundërshti me MSA dhe sugjerimet e BE.

Tabaku shprehet se deri më tani janë “3 tendera me përfitues Ministrinë e Brendshme,Portin e Durrësit po dhe Ministrinë e Drejtësisë që për ironi të fatit do drejtojë dhe luftën ndaj korrupsionit,janë nënshkruar 30 milionë euro pa garë dhe pa procedure”. Sipas deputes së PD, kjo mazhorancë që ka votuar me karton këto projektligje me porosi, nuk ka asnjë mundësi që të luftojë korrupsionin por bëhet vello e tij.

Deputetja e PD, Tabaku ka propozuar më herët një paketë anti-korrupsion të rrëzuar nga mazhoranca socialiste me votat e e saj duke pretenduar më pas ngritjen e një komisioni për luftën kundër krimit të organizuar.

“Ligji i prokurimeve publike është shembulli më tipik i ligjbërjes me porosi dhe këto deputetë kanë kaluar dhe kanë miratuar ligjin e prokurimit publik, që janë ulur dhe ky Komisioni i Posacëm i luftës ndaj korrupsionit,na tregojnë ne që do luftojnë korrupsionin? Ato që cdo ditë e thellojnë akoma dhe më shumë përfshirjen e tyre në afera korruptive?”, thotë Tabaku. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY