Nga Dr. Med Emanuela Dyrmishi *
“Raporti Global i Lumturisë 2024” financuar ngaOrganizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), e renditiShqipërinë në vend të 87-të mes 143 vendeve në total të marra në analizë. Krahasuar me vitin 2023 Shqipëria ra me 4 pozicione. Prej vitesh, duke filluarqë nga viti 2017, Shqipëria renditet e fundit në rajon, kur në të njëjtën kohë, Motra Kosovë ka bërë përmirësime të njëpasnjëshme duke lënë pas vendete rajonit dhe disa vende të BE.
Raporti i lumturisë merr parasysh faktorë që njerëzit indjejnë mbi supe në jetën e përditshme si perceptimii korrupsionit, mbështetja sociale, lirinë për të bërë zgjedhje, prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, bujarinë.
Ngjarjet e fundit, dhe që duken kaq të pafundme nëvend sa nuk na tronditin më për korrupsionin, arrestimin e ministrave, drejtorëve e kryetarëvebashkiakë duken gati një kronikë e përditshme që nukna bën më përshtypje.
Por a është vërtet e mundur që ngjarje të tilla të nalënë të paprekur në emocione dhe në dinjitetin tonë sipopull? Analizat e statistikat kombëtare e ndërkombëtare thonë të kundërtën; Populli Shqiptarndjehet i tradhëtuar dhe i plagosur nga politika.
Nga ana tjetër me siguri duket se nuk vuajnë të njëjtatemocione drejtoresha të Bashkisë të Tiranës tëakuazuara për korrupsion, për vjedhjen e taksave tëshqiptarëve dhe favorizim të paligjshëm që edhe pseme akuza kaq serioze mbi supe dhe në detyrimparaqitjeje, nuk ndalen të festojë në resortet më luksoze të vendit.
I shumëfoluri Census 2023 flet mirë për këto ndjenjatë shqiptarëve.
Të dhënat thonë se në Shqipëri në këtë moment ka 2,402,113 banorë. Popullsia është reduktuar me 409,864 persona në krahasim me censusin e mëparshëm të vitit 2011. Edhe nëse përpiqemi tëtregojme se varet nga reduktimi i lindjeve që realisht janë ulur; pjestarë për familje në 2011 ishin 3.8 kurse në 2023 3.2, ky reduktim drastik i popullsisë është ilidhur me largimin nga vendi.
Akoma sot numri të miturve shqiptarë tëpashoqeruar në shtetin fqinj Itali, ngelet i lartë; 1295 fëmijë e adoleshentë shqiptare.
Në vitet 2001/2011 popullsia u reduktua me 8% (pjestarë për familje 4.2 vs 3.8), nga 2011 deri më sot reduktimi është dyfishuar. Por shqiptarët përvec vendit kanë lënë masivisht edhe zgjedhjet dhe besimin te politikanët që teorikisht duhet tipërfaqësojnë.
Të dhënat e Komitetit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), nga viti 2005 dei më sot tregojnë qartë se përvec vitit2019 kur opozita bojkotoi dhe u kërkoi votuesve tëbojkotonin zgjedhjet dhe numri i votuesve arriti në22.26%, viti 2023 shënoi pjesmarrjen e 38.23 % të atyre që kishin të drejtë vote. Bojkotimi masiv dhe ipathirrur këtë herë nga opozita arriti në 61.77% tëvotuesve, 61.77% e shqiptarëve i zhgënjyer dhe që nuk ndjehet i përfaqësuar.
Protesta e 11 korrikut edhe pse e thirrur nga opozita përputhet në këtë moment me një protest më të madhe, megjithëse të heshtur, të Popullit Shqiptar për të cilën flasin qartë të dhënat e mësipërme.
Shpresoj dhe uroj, për të gjithë popullin, që këtoprotesta të mos bien pre e demagogjive të dhunës sëprovokuar, por të jenë shprehje e protestëspërfaqësuese të mbarë popullit për të gjetur vetëdijendhe vlerën që meriton.
*Analiste e Rrezikut Ekonomik, Gjeopolitikës dheInteligjencës, Eksperte e Ekonomisë dhe Politikave të BE
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/