“Punonjësit e administratës, pensionistët, mësuesit, mjekët, infermierët dhe biznesmenët të dalin nesër...

“Punonjësit e administratës, pensionistët, mësuesit, mjekët, infermierët dhe biznesmenët të dalin nesër në shesh”

96
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ftoi këtë mbrëmje punonjësit e administratës, pensionistët, mësuesit, mjekët, infermierët dhe biznesmenët të dalin nesër në shesh, në protestën e madhe të thirrur nga opozita.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Nesër ftoj në shesh çdo punonjëse dhe punonjës të ndershëm të këtij vendi, që konstaton se si zyrat e shtetit janë shndërruar në zyrat e hajnisë të pamëshirë ndaj qytetarëve shqiptarë.
Që konstaton se shteti i drogës dhe i krimit është antishteti i vërtetë.
Të bashkohen me ne në respekt të qytetarëve dhe vetes së tyre.
I garantoj se administrata do ketë respektin e merituar.
I garantoj se pensionistët do të kenë dyfishim të pensioneve dhe se do marrë fund keqtrajtimi dhe përçmimi i tyre me rrogat qesharake.
Garantoj mësues dhe nxënës se arsimi, shkollimi, cilësia do të jetë përparësia e të gjitha përparësive tona.
Ftoj çdo mësuese dhe mësues të bashkohet me ne në këtë betejë për shpëtimin e arsimit, për shpëtimin e Shqipërisë.
Ftoj mjekët, infermierët, të bashkohen me ne kundër këtij regjimi që me vjedhjet, plaçkitjet që u bën fondeve të ilaçeve, fondeve të sterilizimit, fondeve të mjekimit, kryen krime monstruoze kundër njerëzimit.
Dhe pastaj gjen dhe shpall mjekë dhe infermierë, kriminelë për krime kundër njerëzimit.
Bashkohuni me ne të ndryshojmë shëndetësinë tonë, t’i rikthejmë asaj dinjitetin, humanizmin, cilësinë që meritojnë shqiptarët.
Miqtë e mi, ftoj çdo biznesmen dhe biznesmene nesër të dalë me guxim në shesh sepse ne me ndryshimin që sjellim, duam t’i kthejmë biznesit konkurrencën e lirë.
Duam t’i kthejmë biznesit dinjitetin.
Duam t’i përgjysmojmë atij barrën fiskale.
Ndaj dhe mbyllni qepenat, derdhuni në shesh me qytetarët. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY