EMRAT/ Lokalet me lojra fati ilegale, arrestohen 11 pronarët në Tiranë

EMRAT/ Lokalet me lojra fati ilegale, arrestohen 11 pronarët në Tiranë

607
0
Shares

11 persona u arrestuan sot në Tiranë pasi në lokalet që kishin në pronësi organizonin lojëra fati. Ata janë Klodjan Beshiri, Albert Mastora, Dritan Serdani, Floren Kora, Halim Mersini, Ilir Zeka, Klodjan Leskaj, Shkelqim Balaj, Roland Xhaxho, Mateo Dalanaj.

”Janë identifikuar subjekte dhe shtetas të dyshuar, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për lotari sportive.

Gjatë kontrolleve në këto subjekte janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

Klodjan Beshiri, Albert Mastora, Dritan Serdani, Floren Kora, Halim Mersini, Ilir Zeka, Klodjan Leskaj, Shkelqim Balaj, Roland Xhaxho, Mateo Dalanaj.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit F. S., 23 vjeç, dhe L. K., 28 vjeç.

Po në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi I. R., 40 vjeç”, njoftoi policia e Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale të ndryshme në Tiranë, të cilat ishin përshtatur për organizimin e lotarive të palejuara, këta shtetas janë kapur në flagrancë duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 13 celularë që shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit, 224 000 lekë të rinj dhe 2720 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY