Shërbimet Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në kufirin jeshil në afërsi të piramidës A-2-9/1, në kufi me Malin e Zi, në vendin e quajtur Bukoviç, mbi fshatin Brigjë, në Malësi e Madhe, në orët e para të mëngjesit kanë konstatuar me anë të Kamerave Termike disa persona që po lëviznin në drejtim të Malit të Zi duke transportuar dy thasë ku dyshohej se ishin me lëndë narkotike.
Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë njoftuar Forcën Operacionale të Kufirit si dhe Sektorin Kundër Narkotikëve në DVP Shkodër.
Personat porsa kanë parë se po i ndiqte Policia kanë fshehur lëndën narkotike dhe janë larguar në drejtim të pyllit.
Si rezultat i krehjes së zonës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy thasë ku brenda tyre kishte 44 pako me peshë rreth 48 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e personave që transportonin lëndën narkotike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/