Sherri tek Ekonomiku, si pedagogu qëlloi kolegen, detaje nga dosja e prokurorisë

Sherri tek Ekonomiku, si pedagogu qëlloi kolegen, detaje nga dosja e prokurorisë

298
0
Shares

“Duhet të vendoset domosdoshmërisht një masë shtrënguese dhe ndaluese, pasi ka rrezik se prania e tij në atë vend pune, vë në rrezik marrjen dhe vërtetësinë e provave, prishjen e tyre për shkak të rrethanave dhe personalitetit që ka dhe mund të kryjë të njëjtin krim, ose më rëndë së ky”.

Kjo është kërkesa e prokurorit Dritan Nushi drejtuar Gjykatës së Tiranës për Mirdaim Axhamin, shefin e Departamentit në Fakultetin e Ekonomikut, Univeristeti i Tiranës.

Nga mbledhja e provave dhe hetimi i kryer nga prokuroria, bazuar dhe në dëshmitë e dhëna nga pedagogia Liljana Billa, Mirdaim Axhami, senatori i studentëve Elion Mulgeci dhe dekani i fakultetit Dhori Kule, organi i akuzës ka ngritur akuzën për kryerjen e veprës penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën, funksionin…, bazuar në nenin 237/5 i Kodit Penal dhe “Vetgjyqsisë” sipas nenit 227.

Pedagoge prej 35 vitesh, Liliana Billa me datë 5 korrik kishte provim në lëndën “Kërkimi i Aplikuar Master Shkencor”. Të shtunën e kaluar, referuar dosjes, Billës i ka ardhur një email nga Axhami, ku ky i fundit i kërkon t’i dergojë materialet pasi ai do caktonte një komision për të bërë tezën e provimit, duke qenë se pedagogia kishte marrë leje për shkak se e ëma ishte sëmurë.

Sipas deklarimeve të Billës, ajo i ka thënë se do shkojë vetë ne fakultet për të firmosur tezën e provimeve dhe ditën që ka shkuar është ngjitur në zyrën e Mirdaim Axhamit dhe i ka kërkuar që dhe ai të hedhë firmën e vet.

Shefi i Departamentit ka refuzuar të firmosë me argumentin se teza duhet të studiohet, një procedurë kjo që shkel rregulloren, siç shprehet Billa.

Këtë shqetësim Billa ia adresoi dekanit, i cili e këshilloi atë të pergatisë një tezë të re, procedurë që Liljana Billa e kreu dhe madje studentët iu nënshtruan provimit.

Hetimi i prokurorisë tregon se në momentin që po zhvillohej provimi, Axhami konstatoi një gjë të tillë dhe i kërkoi llogari Billës që përse po bëhet teza pa firmën e tij.

Ky i fundit madje e ka kërcënuar duke i thënë “Siç e hodhe në plehra tezën, ashtu do të hedh dhe unë ty në plehra” dhe e dhunoi fizikisht duke e goditur disa herë me grusht ne fytyrë, konkretisht në sy, ku dallohej shenja e dhunës. 

Pedagoge Liliana Billa ka rënë në dysheme pas goditjes dhe në tentativë për të ngritur telefonin, ka marrë një tjetër goditje nga Axhami, i cili i theu thonjtë duke i tërhequr celularin me forcë nga duart dhe pas këtij momenti është larguar me vrap nga korridori i fakultetit.

Në deklarimet e dhëna, Billa shprehet se ra pa ndjenja për shkak te goditjes së fortë dhe ajo e akuzon Axhamin se e ka goditur për arsye të përfitimit monetar, marrë shkas dhe nga këmbëngulja e tij që të studionte tezën paraprakisht.

Prokuroria nuk ka mundur ende të disponoi raportin mjeko-ligjor të Liljana Billës, por nisur nga kayrja e jashtme, e dokumentuar me proces verbal dhe fotografi, në pjesën e djathtë të fytyrës vërehen disa gërvishtje me skuqje dhe syri i djathtë i dëmtuar si dhe gërvishtje me njolla gjaku.

Në deklarimin e tij, Axhami është shprehur se në momentin që ka parë Billën ulur në karrige në korridorin e fakultetit, e ka pyetur se përse po e bën tezën të pa miratuar nga përgjegjësi i departamentit dhe se kjo e fundit ka ngritur telefonin për ta filmuar.

43 vjeçari shton se ai tentoi të pengojë filmimin, por Billa e ka sulmuar duke e gërvishur në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë në gisht dhe se ajo u rrëzua nga forca e tërheqjes dhe gravitetit.

Nga kqyrja e jashtme e trupit të Axhamit është konstatuar se në pjesën e parakrahut të djathtë, ka disa gërvishtje me skuqje si dhe në pjesën e majtë të shpatullës ka të njëjtat gërvishtje si dhe te gishti i madh i dorës së djathtë, një të çarë me njollë gjaku. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY