Berisha: Protesta e 11 korrikut është protestë për rikthimin e votës së...

Berisha: Protesta e 11 korrikut është protestë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri

61
0
Shares

NJOFTIM PËR SHTYP

Kreu i PD, Sali Berisha tha këtë mbrëmje se protesta e 11 korrikut është protestë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Protesta e 11 korrikut është protestë për thelbin e lirisë, për thelbin e dinjitetit njerëzor.
Protestë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri.
Historia e njerëzimit ka faktuar se vota e lirë është mekanizmi themelor i shtetit ligjor, i barazisë para ligjit, i lirisë së tregut, i zhvillimit dhe begatimit të një vendi.
Kombet që nuk kanë pasur votën e lirë, kanë rënë në abiset e historisë.
Kujtoni pak se ku ramë ne në 46 vite diktaturë, në të cilën çdo katër vite shkonim te kutitë e votimit, por votat i numëronte partia terroriste.
Rikujtoni pak se cili ishte shkalla e tjetërsimit njerëzor nga kjo diktaturë dhe mjerimi ekonomik.
Por ata që kanë pasur fatin e madh të mos jetojnë në atë kohë, le të ndalen pak në këtë 10-vjeçar të sundimit të Rilindjes dhe Edi Ramës.
Besoj se për çdo njeri që i thotë lirisë, liri, dinjitetit njerëzor, dinjitet, të cilët nuk mund të ekzistojnë pa votën e lirë, e kanë të qartë se votat e tyre i numëroi Edi Rama me terroristët e tij elektoralë, patronazhistë, aktivistë.
Se votat e tyre i numëroi Edi Rama me Bajrët, Avdylët, Ndokët, Rrajat, mafien e tmerrshme të drogës në Shqipëri dhe në botë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY