PS propozon formulë të re për herësin dhe skemë për votimin e...

PS propozon formulë të re për herësin dhe skemë për votimin e emigrantëve

289
0
Shares

Partia Socialiste bëri hapin e parë sot për të vijuar me reformën e njëanshme elektorale 7 deputetë të PS kanë bërë njënprozim ligjor pasi kanë dështuar në komisionin e përbashkët me oppzitën.

PS propozon formulën e re për përcaktimin e herësit i cili përcakton ndarjen e deputetëve brenda partisë dhe koalicionit i cili nuk mund të jetë më i madh se 7000 vota.

“Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi i ndarjes së mandateve. Në çdo rast, herësi i ndarjes së mandateve nuk mund të jetë më shumë se 7.000 vota. Në rast se herësi i ndarjes së mandateve që përfitohet nga pjesëtimi si më lart është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt”, thuhet në propozim.

Sipas propozimit të maxhorancës, votimi i emigrantëve do të bëhet nëpërmjet postës.

“KQZ-ja dërgon nëpërmjet shërbimit postar fletët e votimit dhe çdo material tjetër zgjedhor dhe informativ në adresën e deklaruar të vendbanimit të zgjedhësit sipas listës së zgjedhësve për votimin jashtë. Fleta e votimit është e njëjtë me fletën e votimit që përdoret brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në “Neni 25/1″.

“Fletët e votimit të plotësuara dhe të sekretuara dërgohen në adresën zyrtare të KQZ-së, nëpërmjet shërbimit postar me shpenzimet e zgjedhësit”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY