Ilir Beqaj ofron garanci pasurore që të lërë qelinë, ja shuma

Ilir Beqaj ofron garanci pasurore që të lërë qelinë, ja shuma

1619
0
Shares

Ish ministri Ilir Beqaj kërkoi sot në seancën gjyqësore për masën e sogurisë lirim me garanci pasurore.
Beqaj ofroi garanci pasurore me 5 milionë lekë të reja ose ndryshe 50 mijë euro.

Edhe vartësi i tij Ermal Kurtulaj kërkoi lirim në këmbim të garancisë pasurore. Sapo kam shitur audi q7, mund ta vendos shumën e parave si garanci pasurore, tha Kirtulaj.

Kanë mbaruar me deklarimet tre personat me masë sigurie arresti në burg me mbrojtjen Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj.

Gjatë dëshmisë Ilir Beqaj ka shpjeguar rreth aksioneve në restorantin ‘Gzona’ dhe makinës së padeklaruar.

”Unë gjithmonë hipi pasagjer se skam patentë. Një makinë të tillë mund ta përdor pa problem me të ardhurat që kam, mund të përballoj jo shpenzimet e kësaj makine por disa të tilla me të ardhurat që kam, s’kam arsye ta fsheh.

Kur është futur bashkëshortja te “Gzona”, ishte fat që një mik i përbashkët kishte interes për të bashkëpunuar në biznes. Kjo për faktin se shihej si mundësi për të ofruar për shkak të njohjes klientë të serës së lartë”, ka shpjeguar Beqaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY