Dy paciente humben jetën dhe 4 pesona te tjere u plagosen, mes tyre 2 ishin infermierë te spitalit. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme kur reparti i dializës në Spitalin Amerikan në Tiranë u përfshi nga flakët rreth orës 11:00. Ka nderruar jete Sanije Sulaj dhe Hani Mali.
Flakët u shkaktuan nga një pacient i cili dyshohet të ketë spërkatur me benzinë një pacient tjetët me të cilin ishte konfliktuar dhe më pas i ka vënë zjarrin.
Policia e Tiranës sqaroi pak orë më vonë se me nderhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin ndërsa pacientja që ka humbur jetën ështëgrua 55 vjeçe e cila ka qenë e shtruar dhe merrte mjekim në të njëjtën dhomë me pacientin e sulmuar me benzinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/