Fredi Beleri nuk u dërgua nga qelia të betohej në Himarë por...

Fredi Beleri nuk u dërgua nga qelia të betohej në Himarë por u lejua të shkonte në KQZ

46
0
Shares

Eurodeputeti i Greqisë dhe kryetari i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ishte prezent sot në KQZ kur ky institucion i hoqi mandatin për shkak të kalimit të afatit të betimit pasi nuk u lejua në kushtet e arrestit në burg dhe më pas i dënuar me burg.

Me një mendjelehtësi dhe standard të dyfishtë zyrtarët e burgjeve e sollën Belerin nga burgu i Fierit në KQZ ndërsa nuk u lejua të bënte betimin në të njëjtën formë dhe nën të njëjtat kushte.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi e ftoi Belerin të ishte prezent në seancë pasi avokatja e Belerit kërkoi që ai të dëgjohet në seancë.

Në fund të seancës Komisioni Qendror Zgjedhor i ka hequr mandatin Fredi Belerit.

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi tha se mandati është i pavlefshëm dhe se vendimi i KQZ nuk u nxit sipas tij nga askush përveçse nga ligji dhe Kushtetuta.

Vendimmarrja e KQZ përcaktohet në këtë rast nga ligji për dekriminalizimin. Kemi një kryetar bashkie të zgjedhur që nuk e ka ushtruar detyrën. Për KQZ, kjo s’ka rëndësi në kuptim të ligjit. Mund të ishte edhe në kushtet kur ushtronte detyrën. Kur verifikohet që ka kryer një vepër penale a e ka kompetencën KQZ për ta zhvlerësuar këtë mandat? Po, e ka të drejtë dhe këtij ligji i nënshtrohen më shumë akoma ata të cilët e kanë marrë ata detyrë. Ty ligji të ndalon të mos kandidosh në disa kushte dhe ta ushtrosh kur verifikohen kushtet e ndalimit. Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Mund të bëhet ankimi i këtij vendimi brenda 30 ditëve. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në faqen elektronike të internetit të KQZ”, tha Celibashi.

Fredi Beleri tha në nisje të fjalë së tij se mungon baza ligjore në KQZ për shqyrtimin e mandatit, dhe se ashtu siç erdhi për këtë seancë mund të ishte lejuar edhe për kryerjen e betimit të tij si kryebashkiak në Himarë.  Beleri tha se fillimisht duhet lejuar të betohet dhe më pas kryeministri Edi Rama ta shkarkojë nga detyra si kryebashkiak.

Duket qartë që nuk ka bazë ligjore për shqyrtimin. Dikush do të nxjerrë gështenja nga zjarri me duart e KQZ-së. Institucioni që ju drejtoni ka ruajtur nderin e këtij shtetit, të gjitha institucionet e tjera janë bërë pjesë e paligjshmërisë për mua dhe banorëve të Himarës që më votuan për të drejtuar.

Sic erdha këtu mund të kisha vajtur dy orë në Himarë për tu betuar. Vullnet politik ishte sot, përvec dashamirësisë dhe kërkesës tuaj. Drejtoria e burgjeve në varësi të kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë më dha lejen. Këtë fare thjesht mund ta mirrja për të bërë betimin. Ata që vendosën rrëmbimin e bashkisë së Himarës e nuk duan që himariotët të shprehen duhet t’i lini të pijnë gotën e helmit deri në fund. Unë duhet të betohem e të më shkarkojnë.

Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar por duket qartë arroganca e tyre që ti bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ ti bashkohet kësaj kërkesë. Kam frikë se gjysma e bashkisë do të verë në burg. Drejtoju Kushtetueses ta zgjidhë një herë e mirë këtë”, tha Beleri.

Ndërsa kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule e konsideroi gjithë procesin ndaj Belerit si proces politik.

“Autori i rrëmbimit të bashkisë të Himarës dhe përvetësimit të pronave, kryeministri Edi Rama përdori insitucione që nuk duhet të kishin rënë pre e tij. Përdori policinë e Himarës, dhe sot përdori edhe KQZ. Fakti i sotëm e bën më të rënde kalvarin e shkeljeve se KQZ duhet të jetë garanti i votës së lirë. Zotit Beleri nuk iu dha e drejta të zgjedhë, në kundërshtim me gjithë të burgosurit e tjerë, nuk iu dha e drejta e votës. U shkel e drejta e komunitetit himariot për të zgjedhur. Himara drejtohet nga një kryetar pa legjitimitet drejtues.  Do ta apelojmë edhe pse e dimë fundin. Qëllimi nuk është më Fredi Bleri dhe Himara, ajo që ndodhi me ta është jetike mos të ndodhë me qytete tjera. Sepse është precedent i rrezikshëm”, deklaroi Dule.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY