14 209 fidanë dhe bimë cannabisi u gjetën dhe u shkatërruan nga pilicia në qarkun e Shkodrës, sasia më e madhe kanabisit eleminuar në një kohë të shkurtër.
“Në bazë të koordinatave të siguruara paraprakisht, nga monitorimet me dron u gjetën në territorin e njësisë administrative Shalë dhe asgjësuan 10 777 bimë dhe fidanë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kelmend dhe asgjësuan 2464 bimë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelzë dhe asgjësuan 193 bimë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 775 bimë cannabisi”, njoftoi policia e Shkodrës.
Megaaoperacioni do të vijojë nga ajri dhe nga toka. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e këtyre rasteve. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/