Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Artan Fuga, denoncim publik: Sikur të ishin pushtuesit tanë. Gjithçka e mbështetur mbi poshtërimin e klientit!

04/07/2024
Artan Fuga, denoncim publik: Sikur të ishin pushtuesit tanë. Gjithçka e mbështetur mbi poshtërimin e klientit!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pedagogu i filozofisë dhe komunikimit, akademiku Artan Fuga ka përshkruar sot arrogancën e pashoq të punonjësve të administratës shtetërore në disa raste.

Ai ka bërë sot një denoncim publik në lidhje  me një tarifë të kripur vendosur nga FSHU në ngarkim të tij duke mos i dhënë mundësi të shpjegohej nga administrata në lidhje në ketë tarifë.

DENONCIMI/ Lekët mund të m’i rrëmbeni, plaçkisni, por të drejtat e mia nuk i jap!

Ku ta kesh mendjen më parë! Duhet të mbrohesh veç të tjerash edhe nga agjenci publike që as çajnë kokën për të drejtat e klientit. Na trajtojnë si qenër, jo si klientë, por si qytetarë të dorës së dytë, sikur të ishin pushtuesit tanë, na trajtojnë si skllevër pa të drejta, por që kemi vetëm detyrime.

Po pse me paratë tona do të mbushni deficitetet tuaja, o zotërinj? Mblidhni mo mendjen dhe jepni llogari për keqmenaxhimin tuaj!

Të fut dorën në xhep me një faturë të kripur mujore prej 78.000 lekësh OSSHE e Durrësit dhe të bie si çomange në mes të verës!

Ankohu, thotë, brenda 40 ditësh ke përgjigje!

Jo po hajde pas dyzet vjetësh sa i sorollati në shkretëtirë Moisiu hebrenjtë!

Na bëjnë për të pirë fotoksinë, si ai heroi pardje që na dha shembullin e vetëflijimit!

Unë të fus dorën në xhep, ti hajde pas dyzet vjetësh se të jap përgjigje! Por, lekët t’i kam përlarë!

A dëgjoni, sikur të të vjedhi dikush dhe të thotë : ankohu pas 40 ditësh! Ali Baba me dyzet garipa, pas dyzet ditësh, duku!

T’a fut dorën në xhep, çomangen në kokë dhe ca nëpunës si zogj të trembur të japin të drejtë, por jo zgjidhje, të drejtohen me sytë me urrejtje dhe përçmim, të tallin, ose flasin brockulla, ngatërrohen me këmbët e tyre dhe nuk sqarojnë asgjë!

Pa asnjë kulturë administrative, lëre më juridike, lëre pastaj komunikimi publik.

Sikur je në ndonjë shtet në Tajare, ku ende nuk ka ndodhur Revolucioni anglez i shekullit 17, as Revolucioni francez i shekullit 18, në ndonjë ishull të humbur të Orientit të largët, ku nëpunësi më i ulët i drejtohej robit të vet: Unë në emrin tim të vras ty!

Të, kapësh kokën me duar, të hypësh në ndonjë vinç trageti dhe të hidhesh në det, te peshqit! Të duket sikur flet me murin!

Gjithçka e mbështetur mbi poshtërimin e klientit, nuk informojnë asgjë, sahatet e ndodhura nuk e di se ku i lexojnë nuk e di se kush, paguan dy herë taksat dhe kur ua thua se ç’lidhje ka fatura ime e elektrikut me ndriçimin e rrugëve, nuk kuptojnë se më taksojnë dy herë, pra më shkelin të drejtat e mia si qytetar!

Cfarë poshtërimi!

Unë nuk kam rrugë tjetër veç denoncimit!

Edhe kur paguan faturën e energjisë duhet të marrësh avokat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

01/03/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Komandohen dy drejtuesit e rinj të Policisë pas shkarkimit të Prodës dhe Alushit

01/03/2026
Ilir Proda dhe Elton Alushi largohen nga drejtimi i Policisë së Shtetit dhe Tiranës, Sokol Bizhga komandohet

Ilir Proda dhe Elton Alushi largohen nga drejtimi i Policisë së Shtetit dhe Tiranës, Sokol Bizhga komandohet

01/03/2026
Kryetari i FRPD Besart Xhaferri i përgjigjet Edi Ramës: E shembe teatrin për kullë

Kryetari i FRPD Besart Xhaferri i përgjigjet Edi Ramës: E shembe teatrin për kullë

01/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

01/03/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Komandohen dy drejtuesit e rinj të Policisë pas shkarkimit të Prodës dhe Alushit

01/03/2026
Ilir Proda dhe Elton Alushi largohen nga drejtimi i Policisë së Shtetit dhe Tiranës, Sokol Bizhga komandohet

Ilir Proda dhe Elton Alushi largohen nga drejtimi i Policisë së Shtetit dhe Tiranës, Sokol Bizhga komandohet

01/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.