Kreu i PD, Sali Berisha përshëndeti sonte prokuroren Rovena Zota e cila firmosi sekuestrimin e 50 milionë eurove të klanit të Krstjan Boçit që sipas Berishës është i lidhur me Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
“Jam këtu për të përshëndetur prokuroren guximtare që firmosi sekuestrimin e 50 milionë eurove të klanit Boçi, të lidhur me Edi Ramën këmbë e kokë; të klanit Boçi, të lidhur me Erion Velinë këmbë e kokë; të klanit Boçi, të lidhur me Velicën këmbë e kokë.
Thuhet se gruaja e Boçit ka qenë edhe këshilltare e Edvin Ramës”, tha Berisha.
Në vijim, Berisha tha se prokurorja që nuk është e SPAK-ut, ka një rrogë të paktën katër herë më të ulët se Zamani dhe zamanët e tjerë të Skapit.
“Dhe me një firmë sekuestron më shumë se në pesë vite Skrapi i partisë.
As nuk ka mbrojtje, as nuk ka badigardë, por ka nderin dhe integritetin e vet dhe merr vendime të tilla”, tha Berisha. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/