Ismail Kadare përcillet për në banesën e fundit, varg i gjatë qytetarësh...

Ismail Kadare përcillet për në banesën e fundit, varg i gjatë qytetarësh për homazhe

130
0
Shares

Ismail Kadare u përcoll sot për në banesën e fundit në Tufinë. Kryeministri Edi Rama, shkrimtari i madh do të prehet aty përkohësisht, deri kur të jetë gati një banesë e fundit vetëm e tij.

Homazhet për Kadarenë nisën në orën 09:00 të ditës së sotme në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe zgjatën deri në orën 12:30, kur dhe arkëmorti u nis drejt varrezave të Tufinës. Përcjellja për në banesën e fundit ishte private me kërkesë të familjarëve, ku do të ishin të pranishëm një rreth i ngushtë njerëzish.

Një numër i madh qytetarësh mes të cilëve personalitete të njohur morën pjesë në homazhet për Kadarenë.

Të pranishëm në sallën ishin bashkëshortja e tij, Helena, dy vajzat, Gresa dhe Besiana Kadare si dhe familjarë të tjerë.

Kryeministri Edi Rama, mbajti një fjalë ndërsa tha se Tufina do jetë vendprehja e përkohshme e Kadaresë, pasi më vonë do të ketë një projekt tjetër për të.

Në homazhe ishin të pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministra e deputetë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.

Ismail Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare më 1 Korrik 2024 pas një arresti kardiak. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY