“Me 11 korrik, të gjithë në Tiranë! Të ngrihemi në një betejë...

“Me 11 korrik, të gjithë në Tiranë! Të ngrihemi në një betejë kundër këtij regjimi që po boshatis Shqipërinë”

81
0
Shares

“Me 11 korrik, të gjithë në Tiranë! Të ngrihemi në një betejë kundër këtij regjimi që po boshatis Shqipërinë”. Kjo ishte thirrja që bëri sot kreu i PD, Sali Berisha fjatë protestës para apartamentit ku ai është izoluar në arrest shtëpia që prej dhjetorit të vitit të kaluar.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Kanë kaluar 34 vjet nga 2 korriku i 1990 dhe mësimi më i madh prej asaj dite është se para guximit të të rinjve shqiptarë nuk ka mur, nuk ka barrierë, nuk ka forcë në botë që mund të rezistojë.
Ndaj dhe ajo ditë e kryengritjes paqësore të të rinjve të Tiranës, le të jetë një ditë frymëzimi për të rinjtë e sotëm dhe të gjithë shqiptarët, të ngrihemi në një betejë kundër këtij regjimi, i cili në mënyrën më të pamëshirë, më antishqiptare po boshatis Shqipërinë.
Po kryen gjenocid me largimin me kushte të llogaritura të shqiptarëve.
Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë të mbrohet nga bijtë dhe bijat e saj.
Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë të kthehet shpresa në tokën e saj.
Miqtë e mi, nga viti 2014 deri në vitin 2022, në 8 vite, sipas Eurostat, statistikave britanike dhe të SHBA, nga Shqipëria janë larguar 37.8 përqind e shqiptarëve.
Në qoftë se i shtojmë kësaj shifre shqiptarët e larguar për në Lindjen e Mesme, Norvegji, Zvicër, Kanada, Australi dhe vende të tjera, ju garantoj se kjo shkon në 40 përqind.
Kjo është boshatisje e tmerrshme e kombit. Ky është shkatërrim me shpejtësi të rrufeshme.
Ndaj o sot o kurrë, t’i dalim zot këtij vendi. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY