Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e shtetasit Durim Bami në autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kjo kërkesë është dërguar në rrugë shkresore dhe elektronike.
Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për shtetasin Bami janë marrë në dorëzim nga pala arabe.
Është ende e paqartë se pse ka një këmbëngulje për sjelljen e Bamit në Tiranë ndërsa që për raste të tjera, qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë përpjekje.
Në Dubai, aty ku ndodhet Bami, ndodhen një numër trafikantësh, anëtarë të organizatave kriminale në Shqipëri e Perëndim. Po ashtu kohë më parë vet SPAK la në dorë të spanjollëve arkitektin e mashtrimeve dhe grabitjeve në qindra milionë euro përmes call center, Armand Josifi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/