Ekspetët auditues dëshmojnë në Komisionin e Check up, koncesioni nuk ishte efiçent

Ekspetët auditues dëshmojnë në Komisionin e Check up, koncesioni nuk ishte efiçent

147
0
Shares

Komisioni Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-Up në shëndetësi, ka thërritur dëshmitarët auditues të KLSH, për të sqaruar rrethanat që lidhen me çështjen.

Audituesit të cilët do të dëshmojnë sot janë:

1. Brunilda Zenelaj

2. Eduard Stafasani

3. Melina Kabo

4. Semiram Jakupi

5. Klarenc Xhaferraj

6. Bexhet Zeqiri

Këta dëshmitarë dëshmojnë për të dytën herë pasi mazhoranca bojkotoi mbledhjet e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Nga auditimi i zbatimit të kontratave koncesionare, të check up ka rezultuar se edhe në vitin 2022, janë kryer pagesa për shërbim të pakryer për 20 mijë e 172 raste, me një kosto në shumën prej 37 mijë e 198 mijë lekë me TVSH.

Dëshmitarja e parë, audituesja e KLSH Brunilda Zenelaj tha se grupi auditues ka kërkuar trajtimin e shërbimit pa TVSH.

“Situata është e përsëritur dhe është kërkuar të ndryshohen termat e kontratës dhe të kalohet në pagesa vetëm për shërbimin e kryer”, tha ajo.

Gjatë dëshmive në Komisionin Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-Up në shëndetësi, drejtuar nga deputetja e PD Albana Vokshi, në auditimin e zbatimit të kontratës check up ka rezultuar se;

Pavarësisht shtimit të numrit të analizave check up në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021:
– sëmundjet kronike janë shtuar me 8,603 raste,
– ⁠vlera e rimbursimit të barnave për shkak të rritjes së sëmundshmërisë dhe kompleksitetit të tyre me 1,184,831 mijë lekë më shumë;
– ⁠rritja e numrit të shtrimeve në spitale me 18,979 raste më shumë,
– ⁠rritja e vizitave ambulatore në Spitalet Universitare dhe Bashkiake me 123,354 raste më shumë etj.,

KLSH ka arritur në konkluzion se efektet e masës profilaktike “Kontrolli Mjekësor Bazë”, nuk janë reflektuar në rezultatet konkrete, në uljen e sëmundshmërisë së popullatës, duke cënuar efektshmërinë e përdorimit të këtyre fondeve.

Në dëshminë e saj audituesja e KLSH Beunilda Zenelaj iu referua edhe sterilizimit.

Ajo tha se për ndërhyrjet kirurgjikale të kryera gjatë vitit 2022, në tre llojet e spitaleve, universitare, rajonale dhe bashkiake, ka rezultuar se ka përdorim të seteve të ndryshme për të njëjtën tipologji kirurgjikale: “- Në 15 mijë e 339 raste në Spitalet Universitare;
– ⁠në 8 mijë e 708 raste në Spitalet Rajonale dhe
– ⁠në 55 raste në Spitalet Bashkiake.

Niveli i lartë i deviacioneve, ku për të njëjtën tipologji kirurgjikale përdoren nivele të ndryshme të kompleksitetit të seteve:

– 52 % të rasteve në spitalet universitare
– 48.5 % të rasteve në spitalet rajonale

Kjo tregon mangësitë në përfshirjen e kirurgjive sipas tipologjisë, lpojit të seteve, gjë e cila shoqërohet me rritje të shpenzimeve referuar çmimeve sipas kompleksitetit të seteve.

Rikonfigurimi i tyre në vitin 2020, nuk ka minimizuar problematikën e evidentuar edhe në auditimin e mëparshëm të kryer nga KLSH”, tha audituesja e KLSH, Zenelaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY