Thumanë-Kashar nuk u bë nga qeveria por kompania private, të gjithë e...

Thumanë-Kashar nuk u bë nga qeveria por kompania private, të gjithë e fshehin

624
0
Shares

Hapet për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A e ndërtuar me koncesion, të gjitha paratë e hedhura nga kompania Gener.

Qeveria nuk ka paguar asnjë metër për këtë rrugë. Nëse do të ishte ndryshe do të kishte fatin e rrugës së Arbrit apo asaj Qukës Qafë Plloçë që kanë nisur para 16 vitesh.

Qeveria e ktheu në festë përfundimin e rrugës ndërsa ishin në inagurim Kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe Ministrja për Turizmin dhe Mjedisin, Mirela Kumbaro.

Rruga është me 3 korsi në secilin drejtim dhe mund të lëvizet me 130 km/orë.

Por në fund të rrugës teksa bashkohet me rrugën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet i padurueshëm pasi 3 korsitë mbyllen në rrugë me dy korsi. Këtë mbrëmje pak orë pas inagurimit, një grykë e re shisheje iu shtua udhëtarëve. Rradha e makinave në pak minuta shkoi nga City Park, ku përfundon autostrada e re, deri në daljen perëndimore të Vorës.

Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY